Egjiptianët konfirmojnë votën pro Kurti kryeministër dhe Osmanit presidente

Kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës(IRDK) nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi ka shprehur gatishmëri për të votuar formimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanin si presidente.

Pas takimit konsultues me Kurtin e Osmanin, Krasniqi tha se do të konstruktiv në konstatimin e institucioneve.

“IRDK-ja është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet dhe vota jonë do të jetë pro formimit të qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, tha ai.

Në vazhdën e takimeve konsultuese për formimin e institucioneve, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani gjatë tërë ditës kanë takuar përfaqësues të komuniteteve jo shumicë.