Ballina Artikuj Eklipset mes shkencës dhe besimit

Eklipset mes shkencës dhe besimit

Hoxhë Halil Avdulli

Nuk ka asnjë kundërshtim mes fesë dhe shkencës në çështjen e eklipseve. Astronomët i parashikojnë ato me saktësi, dhe kjo është realitet i dukshëm që Islami nuk e mohon.

Këto fenomene ndodhin sipas ligjeve të vendosura nga Allahu, i Cili e ka ngritur universin mbi rregulla të qarta: lindja dhe perëndimi i diellit, fazat e hënës, eklipset – të gjitha janë pjesë e këtij sistemi.

Shumë adhurime në Islam lidhen me dukuri të tilla natyrore: falja e sabahut me agimin, akshami me perëndimin e diellit, agjërimi me shikimin e hënës, dhe kështu edhe falja e eklipseve.

Eklipset janë shenja nga Allahu që tregojnë fuqinë, dijen dhe urtësinë e Tij. Ato i kujtojnë njeriut se Ai ka fuqi absolute, madje edhe të shuajë dritën e diellit e të hënës, gjë që do të ndodhë në Ditën e Kijametit.

Prandaj, muslimani i bashkon dijen me devotshmërinë: dija e saktë mbi ligjet e universit shpie në frikërespekt ndaj Krijuesit. Nuk ka dobi në dije pa devotshmëri, as në devotshmëri pa dije.

Hoxhë Halil Avdulli