Ekrani i ri OLED i Samsung sillet si një sensor i shenjave të gishtërinjve

Duke qenë se teknologjia lexon shenjën e gishtit në gjithë sipërfaqen e ekranit, mund të përdoret edhe si monitor për tensionin e zemrës dhe të gjakut.

Samsung prezantoi një teknologji të re ekrani që mund të çojë në krijimin e sistemeve më të avancuara biometrike për telefonët dhe tabletët në të ardhmen.

Gjiganti i teknologji debutoi atë që e quan Sensor OLED Display dhe që mund të lexojë shenjën e gishtit të përdoruesit në çdo pjesë të tij.

Edhe pse shumica e smartfonëve kanë tashmë skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran, sensorët e tyre janë vendosur nën panel si një modul më vete dhe funksionojnë vetëm mbi një hapësirë të caktuar.

Për Sensor OLED, nuk ka rëndësi në çipin hapësirë të ekranit vendosni gishtin pasi vetë paneli është një sensor i shenjave të gishtërinjve.

Duke qenë se teknologjia lexon shenjën e gishtit në gjithë sipërfaqen e ekranit, mund të përdoret edhe si monitor për tensionin e zemrës dhe të gjakut.

Kompania tha se madje mund të rikthejë lexime më të sakta sesa shumica e veshjeve elektronike sot në qarkullim. Për të matur tensionin e gjakut, mjafton që përdoruesi të vendosë dy gishtat në ekran. Drita OLED reflektohet ndryshe në varësi të kontraktimit dhe relaksimit të enëve të gjaku duke dërguar informacion tek panel dhe sensori më pas e konverton në tregues të lexueshëm.