Eksperimenti i Ibni Sinait

Ibn Sina vendosi dy qengja të vegjël në dy kafaze të veçanta, ndarë nga njëri tjetri.
Qengjat ishin të njejtë në peshë, moshë, racë dhe të ushqyer me të njëjtin ushqim.
Pranë qengjit të parë vendosi një ujk në kafaz që ta shikonte çdo ditë, ta dëgjonte zërin dhe të nuhaste aromën e tij, ndërsa qengjin tjetër e vendosi në një vend tjetër largë të gjitha këtyre.
Pas disa muajsh, qengji që shihte ujkun çdo ditë ngordhi nga stresi, ankthi dhe tensioni, edhe pse ujku nuk bëri asgjë.
Qengji tjetër që nuk e pa ujkun jetoi i qetë, me shëndet të mirë dhe i ushqyer mirë.
Nga kjo përvojë, Ibn Sina arriti në përfundimin se frika, ankthi dhe tensioni i vazhdueshëm mund të shkatërrojnë shëndetin dhe trupin.

Nga: Halil Avdulli