Eksporti i Turqisë në gusht arriti në 12.5 miliardë dollarë

Eksporti i Turqisë në muajin gusht arriti në 12.5 miliardë dollarë që paraqet rënie prej 5.7 për qind në nivel vjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Entit statistikor të Turqisë (TurkStat) importi i Turqisë në periudhën e njëjtë është rritur për 20.4 për qind, gjëgjësisht në 18.7 miliardë dollarë.

Deficiti i jashtëm tregtar arriti në 6.3 miliardë dollarën që është 168.2 për qind më shumë krahasuar me muajin gusht të vitit 2019.

Në gusht mbulimi i importit dhe eksportit arriti 66.5 për qind ndërsa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar arriti 85 për qind.

Të dhënat e TurkStat tregojnë se në periudhën janar-gusht të këtij viti eksporti është zvogëluar për 12.9 për qind ndërsa importi për 1.2 për qind.