Ballina Sport Futboll Eleminohet Reali, Athletic Bilbao arrin në finale të Supercopa de Espana

Eleminohet Reali, Athletic Bilbao arrin në finale të Supercopa de Espana

Real Madrid ka pësuar disfatë në gjysmëfinale të Supercopa de Espana nga skuadra e Athletic Bilbao të cilët kanë kaluar në finale të turneut.

Real Madrid ka pësuar humbje shokuese ndaj Athletic Bilbao, i cili do të përballet me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana, transmeton lajmi.net.

Golin për Athletic Bilbao e kishte shënuar, Raul Garcia në minutën e 18′.

Por, si duket Bilbao sot ishte në formë të lartë, kjo pasi që në minutën e 37′ u akordua penalti për ta, të cilën e konvertoi Raul Garcia dhe shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2, në favor të Athletic Bilbao.

Pjesa e dytë solli më shumë intensitet në lojë, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, reagoi me zëvendësime dhe kjo duket se e freskoi lojën e “Los Blancos”.

Karim Benzema shënoi për rezultatin 1-2, në minutën e 73′ të ndeshjes, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të bërë dallimin.

Athletico Bilbao do të ndeshet me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana.