Eliminimi nga Kupa e Mbretit, reagon presidenti i Barcelonës

Mbrëmja e së enjtjes ka sjellë befasi të mëdha në futbollin spanjoll.

Barcelona dhe Real Madrid janë eliminuar nga Kupa e Mbretit, duke u mposhtur nga Athletico Bilbao, respektivisht Real Sociedad.

Një gol i Inaki Williams në minutën e 93’, i kushtoi me eliminim Barcelonës, duke u mundur 1:0 nga ‘baskët’.

Pas kësaj humbje, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Josep Maria Bartomeu, i cili thotë se skuadra e tij nuk e meritoi eliminimin, por se është krenar me paraqitjen.

“Jam i zhgënjyer nga kjo humbje e pamerituar në kupë por jam krenar për ambicien dhe qasjen që kemi treguar. Urime Athleticos për fitoren, dhe faleminderojmë tifozët që kanë bërë këtë rrugë për të na mbështetur”.

“Kam besim të plotë në stafin dhe lojtarët që do të luftojnë deri në fund për La Liga dhe Ligën e Kampionëve”.