Elon Musk njofton modifikimin e paparë që do të vijë tek Cybertrucku – kamionçina do të lundrojë si anije

CEO i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla, Elon Musk deklaroi së fundmi se Cybertrucku së shpejti do të vijë me një modifikim mjaft interesant që do t’ia mundësojë kamionçinës kapacitetin për të lundruar në ujë.

“Ne do të ofrojmë një paketë modifikuese që i mundëson Cybertruckut të lundrojë në një thellësi prej 100 metrave ujë sikurse një varkë”, shkroi Musk në një postim në X.

Megjithatë, kjo do të realizohet gjithashtu edhe me përmirësimin e dyerve, në mënyrë që uji të mos futet brenda.

Musk zbuloi funksionin e ardhshëm derisa iu përgjigj një postimi nga një përdorues në X, Sawyer Merritt.

Ai kishte postuar një pjesë të një videoje nga episodi i fundit i “Jay Leno’s Garage” që shfaqte Cybertruckun.

Në video, zëvendëspresidenti i Tesla-s për inxhinierinë e automjeteve, Lars Moravy tha se Cybertruck mund të futet në një varkë.