Elon Musk thotë se Neuralink ka implementuar me sukses një çip në trurin e njeriut

Përmes një postimi në X, ai tha rezultate të kënaqshme janë arritur dhe se është regjistruar një aktivitet i trurit të njeriut pas procedurës.

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk pretendon se kompania e tij Neuralink ka implementuar me sukses një çip wireless në trurin e një njeriu.

Përmes një postimi në X, ai tha rezultate të kënaqshme janë arritur dhe se është regjistruar një aktivitet i trurit të njeriut pas procedurës.

Objektivi i kompanisë është të lidhur trurin e njeriut me kompjuterët për të kuruar kushte komplekse neurologjike.

Edhe kompani të tjera rivale kanë implantuar pajisje të ngjashme nga Ecole Polytechnique Federale në Luzanë të Zvicrës duke mundësuar një njeriu të paralizuar të ecë thjeshtë duke menduar.

Një gjë e tillë u arrit duke vendosur implante elektronike në trurin e tij dhe shtyllën kurrizore të cilat komunikojnë mendimet e tij përmes teknologjisë wireless tek këmbët.

Por Neuralink është kritikuar në të kaluarën për testime të cilat kanë çuar në vrasjen e afro 1500 kafshëve si dele, majmunë dhe derra.

Kompanisë së Musk i është dhënë leje nga autoritetet Amerikane për të testuar çipet tek njeriu në Maj të 2023.