EMA e bindur për të mirat e vaksinës AstraZeneca

Emer Cooke nga EMA

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) vazhdon të jetë e bindur për përfitimet nga vaksina AstraZeneca

“Vazhdojmë të jemi të bindur se të mirat nga vaksina AstraZeneca Oxford për parandalimin e Covid 19, me rrezikun e shtrimeve në spital dhe të vdekjeve, tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore,” tha Emer Cooke nga EMA gjatë një videokonferencë sot.
Autoritetet e sigurisë së EMA-së u mblodhën sot në Amsterdam për të vlerësuar informacionet e fundit dhe për të ardhur me një vendim për takimin e jashtëzakonshëm që do të mbahet të enjten. /Mesazhi.com