Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen me president të ri

Sundimtarët në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të shtunën se kanë emëruar Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan si president, raportoi AP.

Vendimi u mor pasi presidenti Khalifa bin Zayed Al Nahyan vdiq të premten. Kjo është vetëm hera e tretë që është zgjedhur një president aty që kur u bë vend i pavarur më 1971.

Sheikh Khalifa pati ardhur pas babait të tij një muaj pasi vdiq më 2004. Shpejtësia e deklarimit vetëm një ditë pas vdekjes këtë herë, duket se ishte dizajnuar për të treguar unitet dhe siguri për botën për stabilitetin e Emirateve.

Votat ishin unanime mes sunduesve të vendit, përfshirë atë të Dubait.

“Ne e urojmë atë, dhe i premtojmë besnikëri ashtu si njerëzit tanë që zotohen për besnikëri”, tha sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbajnë tri ditë zie që do përcillen me mbylljen e dyqaneve dhe ndalimin e performancave.