Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës turke, nesër në Stamboll do të mbahet takimi i tetë i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan dhe emirit të Katarit Al-Thani.
Në mbledhjen e Komitetit Strategjik, ku do të jenë të pranishëm edhe ministra përkatës, do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Katar dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë bisedimeve është paraparë shkëmbimi i mendimeve për çështjet aktuale rajonale dhe globale si dhe marrëdhëniet dypalëshe me partnerin strategjik të Turqisë, Katarin, njoftohet në deklaratë.







