Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se është “i shpresëplotë” për arritjen e një armëpushimi në Gaza.
Në një deklaratë për gazetarët në Teterboro, New Jersey, Witkoff tha se do të takohet me zyrtarë të lartë nga Katar, në kuadër të finales së Kupës së Botës për Klube të FIFA-s. /mesazhi





