Emrat e 12 ambasadorëve që ishin emëruar politikisht e që pritet të zëvendësohen nga të rinj

Me propozimin që ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që të merr vendim që të lirojë nga detyra të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë për Telegrafin, se propozimin për lirim nga detyra të ambasadorëve politikë e kanë përcjellë gjatë kësaj jave tek presidentja. Ndërsa, gjatë ditës së sotme ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të jap detaje të reja rreth këtij propozimi.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Emrat e 12 ambasadorëve që kanë qenë të emëruar politikisht, e që pritet të lirohen nga detyra:

1. Beqë Cufaj – Gjermani

2. Nait Hasani – Shqipëri

3. Arbër Vllahiu – Çeki

4. Lirim Grejqevci – Holandë

5. Shpend Kallaba – Hungari

6. Gezim Kasapolli – Kroaci

7. Avni Kastrati – Slloveni

8. Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut

9. Hajdin Abazi – Australi

10. Ylber Hysa – Mali i Zi

11. Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe

12. Amir Ahmeti – Katar