Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se më 13 tetor se diplomacia mund të ofrojë mundësi “për një paqe të drejtë” që do të ndalte gjakderdhjen në luftën në Ukrainë, pavarësisht shumë pengesave, dhe përsëriti ofertën e tij për të ndërmjetësuar bisedimet.
“Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ndaljen e gjakderdhjes sa më shpjet që të jetë e mundur, duke mbajtur mementumin, pavarësisht pengesave në terren”, tha Erdogan gjatë një samiti rajonal në Kazakistan.
Lideri turk i bëri këto komente para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Një paqe e drejtë mund të arrihet përmes diplomacisë”, tha Erdogan para liderëve të mbledhur në Astana në Konferencën për Ndërveprim dhe Masat për Ndërtimin e Besimit në Azi. /rel





