Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.
Gjatë takimit, presidenti Erdoğan i tha Al Nahyan se përfundimi i tensioneve mes Izraelit dhe Palestinës do të ishte i mundur me hapa pozitivë të ndërmarrë nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht nga vendet e rajonit.





