Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në rrjetin social amerikan X njoftoi se Erdogan gjatë bisedës tha se Turqia po punon për forcimin e bashkëpunimit me Italinë në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të rinj për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Erdogan tha gjithashtu se Turqia pret që samiti i liderëve të NATO-s, i cili do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytetin turk Ankara, të forcojë unitetin mes aleatëve.
Meloni pritet të marrë pjesë në samitin, i cili është planifikuar të mbahet të martën dhe të mërkurën.


