Erdogan i thotë Trumpit se negociatat bërthamore janë çelësi për zgjidhjen e konfliktit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike, se Turqia e sheh dialogun dhe negociatat bërthamore si mënyrën e vetme për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, njofton zyra e tij.

Sipas deklaratës zyrtare, Erdogan i ka shprehur Trumpit mbështetjen e Turqisë për qëndrimin amerikan që negociatat bërthamore duhet të vazhdojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe ka theksuar se Ankaraja është e gatshme të japë kontributin e saj për të parandaluar një përshkallëzim të pakontrolluar. /mesazhi