Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan: Izraeli po përdor provokime për të destabilizuar Lindjen e Mesme

Erdogan: Izraeli po përdor provokime për të destabilizuar Lindjen e Mesme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar qeverinë izraelite, duke e akuzuar se po përdor provokime për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

Në një fjalim të fundit, Erdogan tha se “sionizmi kërcënon paqen e fqinjëve të tij” dhe se qeveria izraelite po ndërmerr veprime kundër atyre që mbrojnë vlerat njerëzore.

Ai paralajmëroi se komuniteti ndërkombëtar nuk po reagon në mënyrë të mjaftueshme ndaj, siç e quajti ai, politikave të paligjshme të “rrjetit të gjenocidit” izraelit, të cilat sipas tij shpërfillin rregullat, parimet dhe kufijtë.

Erdogan tha gjithashtu se qeveria turke po punon për forcimin e aleancave mes vendeve të botës islame.

Deklaratat e tij vijnë disa javë pas një sulmi izraelit ndaj një baze ajrore në Siri. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte deklaruar se sulmi synonte të pengonte vendosjen e trupave turke në atë bazë.

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke i cilësoi këto pretendime si përpjekje për të legjitimuar sulmet ajrore izraelite, të cilat Ankaraja i konsideron shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë. /mesazhi