Erdogan mbërrin në Ankara, shpallë ‘shekullin turk’ – VIDEO

Erdogan tashmë ka mbërritur në Ankara, ku mbështetësit e tij janë mbledhur në mijëra para pallatit presidencial, duke pritur që presidenti të flasë.

Ky është fjalimi tradicional i Erdoganit në “ballkon”, të cilin ai e mban pas fitoreve në zgjedhje. Por, ndërsa këto zakonisht vijnë nga rezidenca e tij personale në Stamboll, Erdogan duket se ka zgjedhur ta japë nga Ankaraja këtë vit.

Teksa mbërriti në Ankara, Erdogan dërgoi një postim në Twitter duke iu referuar simbolikës së vitit aktual – 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë pas rënies së Perandorisë Osmane.

“Le të fillojë shekulli turk”, deklaroi Erdogan. /mesazhi