Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, kanë diskutuar çështjet dypalëshe, globale dhe rajonale në Riad të Arabisë Saudite, raporton Anadolu.
Duke folur me princin e kurorës saudite, Erdoğan theksoi rolin kyç të unitetit dhe solidaritetit midis kombeve muslimane në ndalimin e sulmeve izraelite ndaj Palestinës dhe Libanit.
Presidenti Erdoğan i tha princit të kurorës saudite se vendimet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe veprimet për të ndaluar agresionin izraelit janë të rëndësishme.
İslam İşbirliği Teşkilatı ve Arap Ligi Olağanüstü Ortak Zirve Toplantısı https://t.co/BRQh1fxLDE
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) November 11, 2024








