Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër Perëndimin lidhur me invazionin rus në vitin 2014 të Gadishullit të Krimesë në Ukrainë duke thënë se një përgjigje më e fortë atëherë mund të kishte parandaluar luftën aktuale të Moskës kundër Ukrainës.
“Nëse i gjithë Perëndimi do të kishte kundërshtuar ashpër pushtimit të Krimesë në vitin 2014, a do të përballeshim me pamjen e sotme?”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së Forumit treditor të Diplomacisë në Antalia.
”Ukraina është braktisur në kauzën e saj të drejtë”, tha presidenti turk, ndërsa lufta Rusi-Ukrainë shënon ditën e saj të 17-të.
“Shpresa jonë është që arsyeja e shëndoshë do të mbizotërojnë dhe armët të heshtin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai për luftën.
Duke përsëritur thirrjen e tij për të reformuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të cilin ai e ka quajtur jopërfaqësues dhe të vjetëruar, presidenti Erdogan tha se duhet të formohet një strukturë e re e sigurisë globale për të mbrojtur më mirë paqen dhe për t’i shërbyer njerëzimit në vend të status quo-së.
Derisa mbështeti luftën legjitime të ukrainasve, Erdogan foli kundër demonizimit të artit dhe letërsisë ruse duke thënë se “praktikat fashiste kundër shtetasve dhe kulturës ruse në vendet perëndimore nuk mund të jenë kurrë të pranueshme”. /atsh




