Së shpejti të gjithë studentët e huaj dhe të diplomuarit do të marrin leje pune në Turqi. Ky është njoftimi që e bëri sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Presidenti turk tha gjithashtu se “të gjithë studentët do të marrin sigurim shëndetësor pa pritur tre muaj”, duke folur në Takimin e 11-të Ndërkombëtar të Studentëve në Stamboll.
Erdogan tha se Turqia është një nga organizatorët më të mirë të studentëve të huaj në botë dhe ka mirëpritur studentë nga pothuajse çdo vend. Megjithatë, shumica e këtyre studentëve kthehen në vendet e tyre të origjinës pas përfundimit të arsimimit të tyre.
“Qindra mijëra të huaj janë arsimuar në vendin tonë dhe ata janë kthyer në vendet e tyre të origjinës. Por tani ne nuk kemi krijuar një mekanizëm për të vazhduar marrëdhëniet me këta studentë, poqëse duan” tha Erdogan.
Erdogan tha gjithashtu se Turqia synon të mirëpresë 350,000 studentë të huaj cdo vit. /MESAZHI/





