Barcelona ka njoftuar të premten se Eric Garcia do të vazhdojë me këtë skuadër deri në vitin 2031.
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka zhvilluar 135 ndeshje me Barcelonën dhe është prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.
“Ky vendim është shenjë vetëbesimi për lojtarin që është rritur në ‘La Masia’ dhe ka qenë shembull fantastik për lojtarët e rinj. Paraqitjet e tij, pjekuria dhe përkushtimi janë faktorë të rëndësishëm në forcimin e lidhjes së tij me klubin”, ka shkruar Barcelona.
Eric Garcia u largua nga Barcelona në vitin 2017 për të luajtur për Manchester Cityn.
Katër vjet më pas u kthye te “blaugrana”, ndërsa si i huazuar ka luajtur edhe te Girona.
Në edicionin aktual ai ka luajtur në 20 ndeshje dhe e ka një gol të shënuar e një asistim.








