Eriksen: Kjo që më ndodhi në Kosovë, nuk më kishte ndodhur kurrë më parë

Christian Eriksen ka thënë se ka provuar një përvojë të veçantë gjatë ndeshjes Kosovë – Danimarkë.

‘Dardanët’ kanë luajtur 2:2 me Danimarkën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të enjten në mbrëmje.

Për Danimarkën në pjesën e dytë u paraqit edhe ylli i Tottenham, Christian Eriksen.

Eriksen gjatë kësaj ndeshje është befasuar kur në fushë ka hyrë një tifozë, i cili kishte hyrë në fushë për ta përqafuar.

“Papritur ndjeva se dikush po më mbante. U surprizova shumë. Në fillim mendova mos ishte ndonjë kundërshtar, më pas thashë me vete çfarë dreqin po ndodh. U ktheva dhe pashë që ishte një tifoz që po thoshte disa gjëra”.

“Kur po largohej më kërkoi bluzën, por atë ia dhashë disa ushtarëve danezë që kishin ardhur për të na parë. S’më kishte ndodhur ndonjëherë. Ishte diçka e bukur ta provoja, por shpresoj që të mos më ndodh sërish”.