Escobar flet pas takimit me Kurtin: Pres implementimin e Asociacionit dhe dërgimin përpara të propozimin franko-gjerman

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai ka thënë se në takim është folur për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe propozimin franko-gjerman.

“Ne duhet të fillojmë të flasim për zbatimin e Asociacionit, e kam bërë shumë të qartë këtë. Shpresoj se do të kemi një zgjidhje shumë afër në të ardhmen në këtë krizë”.

Gjithashtu, Escobar ka thënë se Kurtit ia ka shprehur mbështetjen e tij që të lëvizë drejt propozimit franko-gjerman.

“Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian është këtu. Ai ka mbështetjen time për të çuar përpara planin franko-gjerman”, deklaroi Escobar.