Ballina Artikuj Është koha të flasim për besimin

Është koha të flasim për besimin

Hoxhë Halil Avdulli

Pa mohuar shkencën e akides si një përpjekje për të ruajtur besimin nga devijimi dhe për të sqaruar themelet e tij në mënyrë të strukturuar.

Megjithatë, kur akidja monopolizohet nga grupe të caktuara, ose kur përdoret për përjashtim, ndarje e përçarje; kur zëvendëson thelbin e besimit të gjallë me përkufizime të thata, apo — në rastin më të keq — shndërrohet në një instrument kontrolli dhe pushteti, atëherë bëhet e domosdoshme të dallojmë akiden si mjet përçarës dhe besimit si forcë unifikuese.

1. Besimi apo imani është zgjedhje personale, pa qenë i kushtëzuar nga provimi apo testimi i ndonje autoriteti. Që në esencë përbëhet nga besimi dhe kuptimi i përgjithshëm mbi(shehadetin), pa u zhytur në hollësi dhe degëzime.

2. Shokët e Profetit dhe pasuesit e tyre njohën besimin dhe nuk lodhen shumë me çështje të akides së mbyllur; ata u morën me rezultatet praktike të besimit në botën e dukshme, dhe jo me debatet e ndërlikuara për çështjet e padukshme (gajb).

3. Doktrina e krishterë u formulua në Këshillin e Nikeas tre shekuj pas fillimit të besimit, dhe doktrina islame u shfaq në formë të artikuluar në kredon e Kadit Ebu J’ala pas katër shekujsh, pas fillimit të besimit islam.

4. Akidja është interpretim i ngushtë i besimit, që mbrohet nga autoriteti (pushteti), dhe mbështillet me një gardh ndalimesh dhe ndëshkimesh për të përjashtuar çdo interpretim tjetër që mund të lindë brenda shoqërisë së besimtarëve.

5. Besimi është i përgjithshëm, ndërsa akidja është e detajuar; besimi është i thjeshtë, akidja e ndërlikuar; besimi është natyral, akidja artificiale; besimi është portë e hapur, akidja është mur i pakalueshëm.

6. Besimi i shërben njeriut, ndërsa akidja i shërben pushtetit.

7. Besimi është pohimi: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij”, pa debat e polemikë. Ndërkohë Akidja përfshin: interpretim të deleguar, metaforizim, mohime, trupëzime, transhendentime… si dhe ndarje në “sekte të shpëtuara” dhe “sekte të humbura”.

8. Besimi i bashkon besimtarët dhe i afron të tjerët përmes lidhjeve të përbashkëta njerëzore. Ndërsa Akidja i ndan besimtarët në fraksione dhe i largon të tjerët prej tyre.

9. Historia islame nuk e ka njohur persekutimin fetar ndaj jomyslimanëve, por ka njohur persekutimin sektar ndaj vetë myslimanëve – një fryt i hidhur i mbizotërimit të akides mbi besimin.

10. Njerëzit e besimit janë të preokupuar me shtimin e numrit të myslimanëve përmes thirrjes, shembullit personal dhe urtësisë, ndërsa njerëzit e akides janë të preokupuar me pakësimin e tyre përmes akuzave për mosbesim, përgojimeve dhe largimit.

11. Kur myslimanët merren me “dallimin mes sekteve” dhe “ndarjen mes komuniteteve fetare”, dije se ata “e ndanë fenë e tyre dhe u bënë fraksione”, dhe se akidja i largoi prej besimit.

I frymëzuar nga Shenkiti..


Hoxhë Halil Avdulli