“Është vërtetë çmenduri”, Messi flet për partneritetin e tij me Neymarin dhe Mbappen

Lionel Messi ka mbajtur konferencën e parë për shtyp pas konfirmimit si lojtar i ri i Paris Saint-Germain, teksa ka folur për partneritetin e tij me dyshen e sulmuesit Neymar dhe Kylian Mbappe.

Paris Saint-Germain konfirmoi dje (e martë) gjatë mbrëmjes zyrtarisht transferimin e Messit si lojtar i lirë.

Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë.

Ylli argjentinas thuhet se do të fitojë plot 35 milionë euro në vit te klubi francez, ndërsa transferimi i tij është pritur me entuziazëm të madh nga të gjithë.

Gjatë ditës, Messi ka mbajtur konferencën për shtyp ku është pyetur për partneritetin e tij me Neymarin dhe Mbappen.

“Nga jashtë mund të shihni një grup të fortë, një grup të bashkuar”.

“Neymar dhe unë e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Shpresoj se do të jemi më të fortë së bashku dhe me të gjithë shokët tanë të skuadrës”.

“Unë jam shumë i lumtur, është vërtet çmenduri. Ekipi është i jashtëzakonshëm dhe unë me të vërtetë dua të stërvitem dhe të garoj tani sepse do të luaj me lojtarët më të mirë”.

“Është një përvojë e jashtëzakonshme”, përfundoi ylli argjentinas.