Eskorta e Edi Ramës përfshihet në një aksident trafiku

Eskorta e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është përfshirë në një aksident trafiku gjatë rrugës drejt Beratit.

Burime nga Garda e Kryeministrit kanë sqaruar për BalkanWeb se një rimorkio i ka prerë rrugën automjetit të eskortës kështu duke shkaktuar edhe dëme materiale.

foto galeri

Garda Kryeministrit gjithashtu ka theksuar se në këtë aksident nuk ndonjë person që ka pësuar lëndime.

Sipas ekspertizës, e cituar nga Garda faji për aksidentin ishte i rimorkios. Aksidenti ndodhi pranë Gosës në Kavajë.