Mos harroni, myslimanët nuk e dogjën në turra të drurëve asnjë dijetar a shkencëtar gjatë historisë, për mendimet e spikatura shkencore. Galileo Galilei, Giordano Bruno, Nikolla Koperniku e të tjerë nuk janë djegur e as përsekutuar nga Islami as nga myslimanët atje në afërsi të Romës. Ata i përsekutoi Kisha me akuzën për herezi, e dalje nga feja…
Përkundër kësaj, siç thekson Sabeur Mdallel, El-Me’muni, kalifi i shtatë i abasidëve, paguante me peshë të arit, peshën e librave të përkthyer në gjuhën arabe. Ndërkaq vëllezërit Benu Musa paguanin një përkthyes të angazhuar prej tyre me 500 dinarë në muaj.
Qytetërimi nuk matet vetëm me madhështinë e pallateve dhe fuqinë e ushtrive, por me mënyrën se si sillet me mendjen njerëzore: a e ndriçon atë me dije, apo përpiqet ta shuajë me zjarr?
(Shih: Dimitri Gutas. Greek Thought, Arabic Culture: The Graeco-Arabic Translation Movement in Baghdad and Early Abbasid Society (2nd–4th/8th–10th Centuries). London: Routledge, 1998.)
Prof. Driton Arifi








