EULEX iu dhuroi bukë e veshmbathje policëve në veri, pas kërkesës së Policisë

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u ka dorëzuar furnizime esenciale, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe mjete higjienike”, shkroi Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, në një cicërimë në Twitter.