Euro 2024: Caktohen gjyqtarët për duelin që Kosova e zhvillon si mysafir i Izraelit

Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme që t’i nisë kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ që mbahet në Gjermani.

Ndeshjen e parë, Dardanët e zhvillojnë këtë të shtunë (25) mars ndaj Izraelit në Tel Aviv.

Tashmë shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë për këtë takim.

Skocezi William Collum do të jetë gjyqtari kryesor me ndihmësit Francis Connor dhe David Roome, derisa gjyqtar i katërt është Donald Robertson.

Dueli mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet të shtunën e 25 marsit me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë se pas tri ditësh, Dardanët takohen me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.