Evropa ndalon me ligj teknologjitë e njohjes së fytyrës në hapësira publike

Parlamenti kërkoi edhe ndalimin e databazave private të njohjes së fytyrës siç është sistemi kontrovers IA krijuar nga startupi Amerikan Clearview.

Parlamenti Evropian ka votuar ditën e sotme për të ndaluar me ligj mbikëqyrjen masive biometrike.

Teknologjisë e mbikëqyrjes me inteligjencë artificiale se ato të njohjes së fytyrës përbëjnë shkelje për të drejtat themelore dhe lirisë së individit.

Për të respektuar privatësinë dhe dinjitetin njerëzor, parlamenti Evropian tha se ligjvënësit duhet të miratojnë ndalimin e përhershëm të përdorimit të teknologjive të tilla në hapësira publike dhe qytetarët mund të mbikëqyren vetëm nëse dyshohen të përfshirë në një krim.

Parlamenti kërkoi edhe ndalimin e databazave private të njohjes së fytyrës siç është sistemi kontrovers IA krijuar nga startupi Amerikan Clearview.

Gjithashtu u kërkua që ndalohen edhe sistemet e pikësimit të cilat vlerësojnë sesa i besueshëm është një qyetar bazuar në sjelljen apo personalitetin e tij.

Në Prill ligjvënësit Evropian kaluan një draft që kërkon rregullimin e përdorimit të teknologjisë së inteligjencës artificiale me rrezikshmëri të lartë. /PCWorld Albanian