Facebook dëshiron që edhe fëmijët nën 13 vjeç të përdorin Instagram

Një zëdhënës i Facebook kishte thënë the Guardian se po eksploronte një version të Instagram kontrolluar nga prindërit i ngjashëm me Messenger Kids për fëmijët e moshave 6-12 vjeç.

Facebook është duke konsideruar lançimin e një version të rrjetit social popullor Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç.

BuzzFeed raportoi se Facebook kishte folur së brendshmi për testimin e një versioni të Instagram. Aktualisht kompania nuk lejon përdorimin e platformës e as krijimin e një llogarie nën këtë moshë.

Një zëdhënës i Facebook kishte thënë the Guardian se po eksploronte një version të Instagram kontrolluar nga prindërit i ngjashëm me Messenger Kids për fëmijët e moshave 6-12 vjeç.

Edhe pse kompania është përpjekur të mos lejojë regjistrimin nën këtë moshë, nuk ka mundësi të bëjë asgjë kur ata gënjejnë për regjistrimin. Por është duke shfrytëzuar machine learning në kombinim me moshën e regjistrimit për të përcaktuar moshën e vërtetë.

Së fundi rrjeti social tha se do të aplikonte masa që parandalojnë kontaktimin e fëmijëve nën moshën 18 vjeç nga të rriturit. Adoleshentët do të inkurajohen të mbajnë profilet private. /PCWorld