Facebook dhe Instagram mund të ofrojnë plane me pagesë pa reklama në Europë

Kompania tha në muajin Prill se reklamimi në Europë gjeneronte 10 përqind të të ardhurave vjetore të kompanisë.

Meta mund të shtojë një abonim me pagesë për Instagram dhe Facebook në Europë sipas The New York Times.

Një plan me pagesë pa reklama synon të adresojë pengesat e shfaqura nga rregullimi i Bashkimit Europian që ka goditur disa prej metodave të grumbullimit të të dhënave të Meta.

Kompania tha në muajin Prill se reklamimi në Europë gjeneronte 10 përqind të të ardhurave vjetore të kompanisë.

Lëvizja do të jetë hera e parë që Meta i shmanget modelit standard të një platforme falas e mbështetur nga reklamimi.

NYT thotë se kompania do të vijojë të ofrojë versione pa pagesë me reklama të Facebook dhe Instagram në Europë. Nuk është e qartë se kur kompania ka vendosur të lançojë këto plane apo sesa shumë kushtojnë.

Një plan pa reklama për përdoruesit Europianë do të shënonte një ndarjeve më të mëdha në teknologjinë konsumatorë në BE dhe SHBA. Meta dhe platformat e tjera të medias sociale janë detyruar të adaptohen ndërsa GDPR dhe rregullime të tjera hynë në fuqi.

BE-ja gjobiti Meta me 1.2 miliardë euro në Maj për zhvendosjen e të dhënave të qytetarëve Europianë në serverë Amerikanë. Për më tepër kompania u gjobit me 265 milionë euro në 2022 sepse kishte lejuar disa të dhëna të grumbulloheshin online.