Familja Pacolli dhuron 2 hektarë tokë për ndërtimin e një Qendre Islame në Prishtinë

Familja Pacolli shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Udhëheqësit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës së bashku me përfaqësuesit e këshillave lokalë të BIK-ut, sonte kanë marrë pjesë në iftarin e shtruar nga familja Pacolli.

Këtë iftar e bëri edhe më të veçantë dhurimi i parcelës nga familja Pacolli, në sipërfaqe prej 2 hektarësh për Bashkësinë Islame të Kosovës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Në këtë parcelë do të ndërtohet Qendra Islame, e cila do të funksionojë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.