Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Familje palestineze ribashkohen pas rihapjes së pikës kufitare Rafah

Familje palestineze ribashkohen pas rihapjes së pikës kufitare Rafah

Një grup prej 21 palestinezësh, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Egjipt, janë ribashkuar me familjet e tyre në jug të Gazës, duke shënuar momente të rralla gëzimi pas dy vitesh ndarje.

Hyrja e tyre në Gaza u bë përmes pikës kufitare Rafah, e cila u rihap si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. Ribashkimi vjen pas viteve të bombardimeve izraelite që kanë shkaktuar mbi 70 mijë viktima.

Megjithatë, autoritetet bëjnë të ditur se deri më tani vetëm një numër i kufizuar personash është lejuar të kalojë përmes kësaj pike kufitare. /mesazhi