Faza e dytë e lehtësimeve fillon nesër – ja janë bizneset që rihapen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parë pati njoftuar se që nga nesër (18 maj) fillon faza e dytë e lehtësimeve nga pandemia Covid-19.

Edhe në fazën e dytë lëvizja do të vazhdohet me një orar të kufizuar, ku secilit qytetari do t’i lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit të kartës së identitetit.

“Këto biznese do të hapen nga e hëna: Flokëtarët dhe sallonët e bukurisë, stomatologët dhe fizoterapeutët, tregu i gjelbër dhe shitësit me pakicë, gastronomia në formatin merre me vete, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçantë, qendra e telefonikëve me staf të reduktuar, galeritë dhe muzetë”, pati thënë Kurti në adresimin për media ditë më parë.