Megjithatë agjencia nuk specifikoi konkretisht modelet AI që po përdoren për të krijuar këto maluerë dhe skema mashtrimi.
Ditën e Premte FBI-ja lëshoi një paralajmërim ku tha se numri i njerëzve që po përdorin teknologjinë AI si pjesë e skemave dhe sulmeve të tyre phishing dhe me maluerë është rritur me ritme alarmuese.
FBI gjithashtu foli për shqetësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me përdorimin e AI gjeneruese për krijimin e deepfake, përmbajtjeve të gjeneruara AI të cilat nuk kanë ndodhur asnjëherë në realitet.
Megjithatë agjencia nuk specifikoi konkretisht modelet AI që po përdoren për të krijuar këto maluerë dhe skema mashtrimi.
Një numër gjigantësh të inteligjencës artificiale, duke përfshirë OpenAI, Microsoft, Google dhe Meta u zotuan kohët e fundit në Shtëpinë e Bardhë për të prezantuar një teknologji që identifikon teknologjinë AI përdorur.
“Ne presim që me kalimin e kohës, ndërsa adoptimi dhe demokratizimi i modeleve të AI vazhdon, këto tendenca do të rriten”, tha një zyrtar i lartë i FBI-së.
Por vetëm këtë javë, OpenAI mbylli mjetin e tij AI Classifier, qëllimi i të cilit ishte vetëm të identifikonte të dhëna të tilla gjeneruar nga AI. Por për shkak të shkallës së suksesit prej 26%, opsioni më i mirë për OpenAI ishte ta mbyllte atë.







