Federata e Futbollit e Kosovës zhgënjen me videon promovuese (Video)

Federata e Futbollit e Kosovës i ka dëshpëruar dashamirët e futbollit me një video/promo, ku prezanton arritjet e vendit në futboll.

Me një dizajn dhe editim të videos tejet amator, ndjekësit e Fedeartës në rrjetet sociale kanë shprehur haptazi zhgënjimin me videon që prezanton sportin e futbollit në Kosovë.

Pjesë e klipit promovues ishin pjesë të xhiruara me telefon, për të mos përmendur edhe gabime drejtshkrimore në tektin përcjellës.

Kujtojmë se kritika të ngjashme FFK kishte marrur edhe me rastin e përzgjedhjes së logos së Federatës. /Mesazhi/