Ballina Sport Futboll Federata turke tifozëve të saj: Himni i Kosovës duhet të dëgjohet me...

Federata turke tifozëve të saj: Himni i Kosovës duhet të dëgjohet me respektin më të madh, në këmbë dhe në heshtje

Federata e Futbollit e Turqisë ka lëshuar një njoftim të hënën për tifozët që do të jenë në Prishtinë për ta përcjellë ndeshjen me Kosovën.

Takimi i tifozëve të Turqisë do të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të jetë edhe një ekran gjigant.

Sipas njoftimit të federatës turke, ndeshja e së martës mbrëma karakterizohet “e profilit të lartë”.

Tifozët turq janë njoftuar që përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe paraqet “krim”.

Është e veçantë edhe pjesa e njoftimit për himnet.

“Himni ynë duhet të këndohet me zë të lartë dhe njëkohësisht nga të gjithë tifozët tanë. Himni i Kosovës duhet të dëgjohet me respektin më të madh, në këmbë dhe në heshtje”, shkruan në njoftim.
Janë dhënë edhe shumë informata të tjera të vlefshme për tifozët.