Feja nuk shijohet pa shokë, dynjaja nuk shijohet pa shokë, madje edhe xheneti nuk shijohet pa shokë

Feja nuk shijohet pa shokë, dynjaja nuk shijohet pa shokë, madje edhe xheneti nuk shijohet pa shokë.
Shoqëria e mirë është dhunti prej Zotit të gjithësisë. Për këtë duhet ta falenderojmë Allahun natë e ditë. Ne e falenderojmë Zotin për shëndetin që na ka dhënë, për fëmijët, për pasurinë, për të mirat, por vetëm pak njerëz e falenderojnë Zotin për shoqërinë që u ka dhënë. Shoqëria e mirë është rrizk dhe bereqet prej Allahut (xh.sh). Profeti (a.s) ka thënë: “Atij njeriu që Zoti ia do të mirën, i jep një shok të mirë. Ai të kujton kur ti harron, ai të ngre kur ti rrëzohesh, të drejton kur ti devijon”. Shoku i mirë është si puna e pasqyrës. Ti qëndron para saj, rregullon veten tënde dhe i heq të metat nga fytyra jote. Kështu është edhe shoku i mirë. Ai është si dora, që ndihmon shoqen e saj e të dyja bashkë lajnë fytyrën. Ndërsa shoku i keq të shkatërron, edhe pse ti nuk e ndjen diçka të tillë.

Hoxhë Fidaim Fazliu