Feja, profeti Muhamed. a. s., Xhamitë!

Muhamed Fazliu

Pjesë e besimit islam është të duhet feja më shumë se çdo gjë tjetër. Ky koncept fetar ka të bëj vetëm me ata që besojnë dhe e llogaritin vetveten e tyre të tillë.
Kjo bindje apo ky koncept vërtetohet me Kuran.
Ky koncept të mëson ta duash atë që është e jotja të ndalon të tjetërsohesh të ndalon ta ndërrosh kombin gjuhën, kulturën, traditën të ndalon të asimilohesh. Këtë koncept nuk është i detyruar me dhunë askush ta përfill ose ta pranoj, me përjashtim të atyre që dëshirojnë. Kjo është sipas dëshirës dhe vullnetit të lirë të individit.
Unë jam i vetëdijshëm se disa nuk e akceptojn dhe e kanë të drejtën e tyre të japin mendime por jo efendime.
Kur për një besimtar në parim është qështje e bindjes- besimit që ai apo ajo ka pranuar që besimi feja bindja e tij është më shumë se çdo gjë tjetër atëherë duhet respektuar këtë bindje të tjetrit duke mos nxit urrejtje ndaj këtij apo atij besimi. Kur për një pjesë të besimtarëve musliman xhamitë janë të shenjta dhe i llogaritin vend adhurimi dhe quhen shtëpi të Zotit apo thënë ndryshe shtëpi ma me vlerë se sa shtëpitë tona të banimit. Atëherë ky koncept për dikë është i pa pranueshëm por prapë nuk duhesh ta ofendosh dikë që kështu beson ose i vlerëson qështjet fetare ose i jep përparësi më shumë shtëpive të Zotit. Ku pastaj shtëpitë e Zotit të mësojnë se si duhesh ta duash dhe ta ndërtosh harmoninë, dashurinë, mëshirën edukatën në shtëpinë tënde.
Në Islam profeti Muhamed a.s. është më i miri më i pranuari më Intelegjenti më i vlerësuari më i dashuri se nëna, babai, vëllau, motra, gruaja, femiu, farefisi. Atëherë për dikend mundet mos me qenë por nuk ta jep të drejtën askush që ta denigrosh apo ta ofendosh apo ta ulësh personalitetin e tij para atyre që besojnë kësi soj.
Dashuria ndaj profetit Muhamed a. s. Të mëson dashurinë ndaj prindërve respektin ndaj tyre respektin ndaj të tjerëve.
Tjetra për besimtarët feja është rregullues, sistem i jetës i cili ta mëson edukatën, të kalit ta duash atdheun tënd, ti duash zakonet tua, ta duash babën nënën, ti mbashë lidhjet farefisnore, të jesh i dobishëm, i arsimuar, të jesh i dashur për të gjithë, i but e zemërgjerë solidar e luftëtar për vendin tënd. Andaj nuk ka të drejtë askush që ti përbalt këto vlera që një besimtarë i beson fuqishëm sepse është fyese denigruese të mundohesh me i përbaltur këto vlera sepse kështu besojnë besimtarët.
Andaj çdo fjalë e tepërt në këtë drejtim për besimtarët është ofendim çdo ofendim është nxitje dhe urrejtje ndërfetare.

Nga: Hoxhë Muhamed Fazliu