Ballina Artikuj Fëmijëria e Pejgamberit ﷺ mes gjyshit dhe xhaxhait

Fëmijëria e Pejgamberit ﷺ mes gjyshit dhe xhaxhait

Hoxhë Halil Avdulli

  • Jeta e Pejgamberit ﷺ në fëmijëri ishte e shënuar nga jetimëria.
    • Ai u urrit me dy figura të afërta pas nënës ishin gjyshi i tij Abdylmutalib dhe xhaxhai i tij Ebu Talibi.
    • Të dy kishin personalitete shumë të ndryshme, dhe ky kontrast i dha Pejgamberit ﷺ një pasuri të madhe përvojash dhe mësimesh që ndihmuan në formimin e tij psikologjik e shpirtëror.

    Abdylmutalibi
    • Ishte lider i fuqishëm dhe me autorutet të larte në Mekë.
    • E kishte e gjet ujin e Zemzemit, përkujdesej për Qaben dhe u përballë me Ebrhen.
    • Karakteri i tij ishte i fortë, i guximshëm dhe vendimtar.

Ndikimi te Pejgamberi ﷺ
• Ia mësoi rëndësinë e fuqisë së karakterit, karizmës dhe aftësisë për të udhëhequr njerëzit në situata të vështira.
• Kjo ndikon aq shumë sa Pejgamberi ﷺ, në një moment kritik si beteja e Huneinit, u identifikua duke thënë: “Unë jam profeti, nuk gënjej, unë jam biri i Abdylmutalibit.”

Ebu Talibi
• Ishte i njohur për butësinë, dashurinë dhe kujdesin ndaj Muhamedit të vogël ﷺ.
• Nuk kishte pasuri të madhe, shpesh përballej me vështirësi ekonomike.
• Jetoi në hijen e lavdisë së babait të tij dhe nuk pati karizmën e Abdylmutalibit.

Ndikimi te Pejgamberi ﷺ

• Butësia dhe mos-autoritari i tij i dhanë Pejgamberit ﷺ hapësirë lirie për të formuar mendimin e vet dhe për të refuzuar idhujt, pa pasur imponim familjar.
• E bëri të kuptojë rëndësinë e ndjeshmërisë dhe mbrojtjes, krahas forcës.

• Abdylmutalibi mishëronte forcën, karizmën dhe prestigjin.
• Ebu Talibi mishëronte butësinë, dashurinë dhe mbrojtjen.
• Dy modele kontrastesh që e ndihmuan Pejgamberin ﷺ të kuptojë se:
• udhëheqja e suksesshme kërkon ekuilibër mes forcës dhe butësisë;
• vetëm forca çon në ashpërsi, vetëm butësia në dobësi;
• por kur kombinohen, krijojnë një lidership të plotë.

Hoxhë Halil Avdulli