Ballina Artikuj “Fëmijët duhen dashur: vetëm kaq.”

“Fëmijët duhen dashur: vetëm kaq.”

Franco Battiato

“Fëmijët duhen dashur: vetëm kaq. Dhe të duash do të thotë të mësosh t’i lësh të lirë. Ata që mendojnë se të jesh prind është një e drejtë dhe jo një përgjegjësi, përfundojnë duke i indoktrinuar fëmijët, në vend që t’i edukojnë. Megjithatë, fëmijët tanë – siç ka shkruar Khalil Gibran – nuk janë tanët. Ata nuk vijnë nga ne, por nëpërmjet nesh. Nuk duhet t’i trajtojmë si pronë: nuk duhet të detyrohen të mendojnë si ne, të jetojnë jetën tonë, sepse ata kanë mendimet e tyre, që mund të jenë të ngjashme me tonat, ose krejt të kundërta. Dhe kjo është në rregull. Rëndësi ka që ata të kenë mendime dhe t’i ndjekin.

Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj. Ata janë bijtë dhe bijat e vetë jetës.

Shpesh kam dëgjuar prindër që thonë: ‘Duhet ta rregulloj fëmijën tim. Ta ‘pastroj’, si një vazo kineze.’ Por a keni sjellë në jetë një objekt, apo një shpirt? Nëse keni sjellë një shpirt në këtë botë, nuk keni pse ta rregulloni atë. Shpirti shkon atje ku duhet të shkojë. Çfarë mesazhi tjetër japim kur ndërhyjmë? ‘Meqë ti nuk mund ta bësh, do të kujdeset babai për gjithçka.’ Por një prind nuk është dikush që mban gjithmonë barrën për fëmijën. Ai është një udhëzues, një mësues fluturimi që të mëson të fluturosh.

Prindërimi nuk ka të bëjë me shpresën që fëmija të qëndrojë përgjithmonë në shtëpi, deri në moshën gjashtëdhjetë vjeç, duke u bërë një kujdestar i përjetshëm. Ky është egoizëm, jo dashuri. Dashuria është t’i shohësh të fluturojnë.”

Franco Battiato