Fëmijët palestinezë protestojnë, kërkojnë të drejtën për arsimim

Fëmijët palestinezë të cilët janë detyruar të ndërpresin shkollimin si shkak i luftës në Gaza, kanë protestuar të enjten pranë spitalit al-Aqsa në Deir al-Balah, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Protesta u organizua nga mësuesit e fëmijëve dhe ky lokacion u zgjodh për shkak të pranisë së vazhdueshme të mediave.

Fëmijët kanë mbajtur pankarta dhe kanë kënduar këngë duke kërkuar të drejtën e tyre për arsimim.

Rreth 80% e popullsisë së Gazës, duke përfshirë qindra mijëra fëmijë, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftës.

Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në më shumë se 34.500 njerëz, sipas autoriteteve lokale të shëndetësisë. /koha