Ferencvaros e mposht Prishtinën edhe në “Fadil Vokrri”, kualifikohet tutje

Ferencvaros ka siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues pas fitores së dytë radhazi ndaj Prishtinës.

Skuadra hungareze fitoi me rezultat 3 – 0 në ndeshjen e parë, derisa triumfoi edhe në “Fadil Vokrri” me rezultat 1 – 3.

Uzuni zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të pas asistimit të Nguen.

Ndërsa, Prishtina u rikthye në lojë pas golit të Mendurim Hotit që u asistua nga Shabani (67′).

Por, pastaj Uzuni gjeti golin sërish pas asistimit të Civic (80′).

Kurse, het-trikun e kompletoi pas një gabimi në mbrojtje pas gjashtë minutave.

Me këtë fitore, Ferencvaros kalon tutje, derisa Prishtina tani do zhvillojë ndeshje në Conference League.

Prishtina në Conference League do përballet me humbësin e takimit Alakshkert – Coonahs.