Fermerët para Ministrisë së Bujqësisë me afro 200 traktorë në shenjë proteste

Fermerët dhe bujqit e Kosovës janë mbledhur sot para objektit të Ministrisë ë Bujqësisë në Prishtinë, në shenjë proteste.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e kritereve që janë vendosur për subvencionet të cilat u vendosën nga kjo ministri.

Në orët e para të mëngjesit, qindra traktorë janë ndaluar para Ministrisë së Bujqësisë në shenjë revolte më këtë vendim.

Të njëjtit patën njoftuar se rreth 200 mjete bujqësore janë të pranishme në këtë proteste.

Në vendin e ngjarjes prej disa orësh janë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës