Ferrari bëhet kompania e radhës që investon në makina elektrike

Eventualisht në 2026 kompania do të ketë 40% të makinave me motorë me djegie të brendshme dhe 60% ose hibride ose plotësisht elektrike.

Ferrari tha ditën e Enjte gjatë një prezantimi për investitorët se 60% e makinave të saj do të jenë të elektrifikuara deri në 2026.

Eventualisht në 2026 kompania do të ketë 40% të makinave me motorë me djegie të brendshme dhe 60% ose hibride ose plotësisht elektrike.

Deri më 2030-ën kompania synon që të bëhet neutrale ndaj karbonit megjithatë do të vijojë zhvillimin e motorëve me djegie të brendshme.

Ferrari prezantoi hibridin e parë SF90 Stradale në 2019-ën. Sot ka katër modele të ndryshme me Stradale si dhe modelin 296 GTB V6 hibrid së bashku me ICE 812 Superfast V12 dhe modelet Roma V8.

Bateritë do të montohen nga Ferrari në Maranello me një fabrikë të dedikuar për motorët elektrikë, inverterët dhe bateritë që do të dizajnohen dhe prodhohen nga vetë kompania. /PCWorld Albanian