Ferrari i ri po vjen

Krijimi i modeleve të veçanta nuk është e pazakontë për kompanitë si Ferrari.

Ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë që kur kompania italiane prezantoi dy modele të frymëzuara nga e kaluara, është zbuluar se po përgatit një tjetër model të quajtur SP48 Unica.

Sipas raporteve, makina do të bazohet në F8 Tributo, por nuk është zbuluar asnjë informacion detajues në lidhje me specifikimet e mundshme. Ka të ngjarë që SP 48 Unica të dalë premierë në 2022, vit në të cilin pritet Purosangue, SUV i parë në historinë e Ferrari.